![]() |
Add caption |
Kleopatra
Amvise e zemrës së saj
Mosçarje koke për muskuj gladiatorësh që njohën vetëm forcën
Bukurinë zuri peng, për të prangosur pamendësinë e atyre që kanë muskuj
Kokëngrehur
Me ballën e lartë të mospërfilljes
Me sy bukur-shigjete
Për të hedhur heshtas feminitetin
Se jeta megjithatë vuri kurthin
Varësinë-kushtin
Vlora Kozhani ©
Maj, 2015
No comments:
Post a Comment