Monday, March 21, 2016

Sembim zemre


SËMBIM  NË ZEMËR


Rrugës në ecje
Hodha në kontejner metaforën
Derdhem lot të dyja
Ishim mike për kohë të gjatë
Ndoshta vlente thënia se çdo fillim ka një fund
M’u ngulfat simboli në fyt
Dhembja bënte aliteracion
Sëmbim në zemër
Fjala iku
Për të rinjtë që lanë vendin
Për një punë
Për një jetë
Për një ëndërr
Morën rrugë pa atdhe
Të mjerët vend nuk u lanë
Atyre
Të rinjve
Ardhmërisë
Të diturve




Dashuri hetitishte




Dashuri hetitishte

Dikur edhe në gjuhën tënde


 U tha 'Të Dua'

Amulli


AMULLI



Ëndrrat i mbështolla me zjarr

Dëshirat i lash të ngrira në akuj

Shpresat i vara në bujtinën e gjyshes

E pastaj eca në rrugët e botës

'ECCE HOMO'

'ECCE HOMO'


Nuk ma mësuan vetëm historitë

E pash


Po
E pash

Atë qe duket si unë
Si ti

E dëgjova tek gënjente

Nga po goja që kemi dhe ne

Pash duart e përgjakura 

Po të njëjtës formë që lëkundin djepat

Njerëz laraman

Edhe vrasësit thirren njerëz

I kanë shumë dëshirë mëngjeset e shijshme

Edhe shtëpitë i duan të ngrohta

Kanë edhe fëmijë

Ja njeriu!
Ecce homo!
Ç’ ndyrësirë!




Njëri

NJERI


Unë i përkëdhel çastet si tela  të një harmonie

Himnizoj njerëzimin e akilizuar kot

Këmbëzbathur vazhdoj të ec nëpër pragje të kufinjëzuar

Që erë baroti kanë marrë ndër shekujt e ndërkallur

Unë bija e një njerëzimi që barti mbi vete dhimbje - peshë të sëmundjeve

Qetas shoh dhe sy të kaltër, që zunë vend në ketë botë

Zë mekjeje fëmijësh, drita hënëze si oazë të hirësuara

A thua vallë për çfarë t’ jetojmë

Njeri
Njeri...
Njeri...

 Katandise njerëzinë


Motiv Nolian

Motiv Nolian

Burrë veshur me tallagan

e në dorë mbanë sqepar

jep mendime zgjebarak

labërgon llërat me sabah

cafullon e mërmërit

punët e kojshisë i sodit

çdo ditë n’ dorë mbanë terezinë

e ne duhet nderuar të tillë

se morali na mëson

burrë në moshë do respekt

edhe pse është xarnavel

…njeri kaba në shekullin e teknologjisë

e dollapët për çudi me kravata i ka ujdis

stilolapsat i ka merak

antivlerat i ka në gjak

një armatë me plot të tillë

nipër e mbesa dëgjojnë përrallat e tij