NJERI
Unë i përkëdhel
çastet si tela të një harmonie
Himnizoj njerëzimin
e akilizuar kot
Këmbëzbathur
vazhdoj të ec nëpër pragje të kufinjëzuar
Që erë baroti kanë
marrë ndër shekujt e ndërkallur
Unë bija e një
njerëzimi që barti mbi vete dhimbje - peshë të sëmundjeve
Qetas shoh dhe sy
të kaltër, që zunë vend në ketë botë
Zë mekjeje
fëmijësh, drita hënëze si oazë të hirësuara
A thua vallë për
çfarë t’ jetojmë
Njeri
Njeri...
Njeri...
Katandise njerëzinë
No comments:
Post a Comment