'ECCE HOMO'
Nuk ma mësuan vetëm
historitë
E pash
Po
E pash
Atë qe duket si unë
Si ti
E dëgjova tek
gënjente
Nga po goja që kemi dhe ne
Pash duart e përgjakura
Njerëz laraman
Edhe vrasësit thirren njerëz
I kanë shumë dëshirë mëngjeset e shijshme
Edhe shtëpitë i duan të ngrohta
Kanë edhe fëmijë
Ja njeriu!
Ecce homo!
Ç’ ndyrësirë!
No comments:
Post a Comment