e kaluara të vret edhe si kujtim i bukur qoftë,
mbetet pronësi e së shkuarës.
E kur kujton histori të trishta njerëzore,
Të kap trishtimi triumfues,
e të vret në trefishim.
Tek fillet e këtij njerëzimi që njohem,
e u përkasim dashje-padashje,
Memoare universale, të servuara me kujdes, pa lën në harresë,
Deri në ditët e sotme,
të mbeshtjellura në mëndafshe injorance,
Kujdes i lartë ndaj “amanetesh” të premtuara!
Nuk di nëse kanë ditur çfarë po na ofrojnë,
Armë abstrakte, e vdekje konkrete!
Historia e Abelit-Kainit,
model dhe traditë shpërfilljeje,
Perandorë të “mëdhenj”,
pjatat mbushur ngjyrë të kuqe (gjakë),
lëngë shije njelmtë(djersë) .
Prapaskenë vlerash,
ditë më pare,
ndodhesha në funeralin e vlerave, benin varrimin e tyre,
përveç meje, aty ishin buzëqeshja, dëshira, ëndërra,
më erdhi keq në funeral erdhi edhe SHPRESA!
Vdekje e rëndë!
Në atë rast, kujtova histori të mbrapshta njerëzore,
Sa shumë…
Të rënda ishin e mbeten ndarjet klasore,
Përçmimet,
Imazhe të rreme, të krijuara në pasqyra të thyera.
Kujtova hipokrizi, lojëra fatesh të paramenduara,
Kujtova edhe paranë, letrën e fëlliqur,
atë letër të pashpirt, që vret shpirta të gjallë,
vetë i dhamë fuqinë, mjet për vetvrasje,
u përulum shume, vetvetiu,
shërbimin kthyem në zotëri!
E mbrëmë isha e ftuar në një mbledhje,
ku thuheshin fjalë utopike,
merreshin vendime të shkruara në akuj,
i ekzekutonte Pritja!
Eh sa shumë pritëm asgjën-Godonë,
humbëm të vetmin privilegj,
qëndrimin në natyrë dhe soditjen me sy femije.
Një plak moshëthyer, me kollë të thatë,
Dëgjova tek thoshte: “Ymyti na mbyti”
Ja besova!
C’t’i bësh…
Fillet e njerëzimit ishin të ngatërruara që në fillim,
sa lehtë trashëgohet e keqja,
fuqishëm mbetet monopol..
nuk do doja histori të tillë ..
më duhet një himn i ri për Njerëzinë!
Vlora Kozhani ©