MOMENTI
Nuk ka formë, por ka kohë,
Nuk ka gjatësi, por ka rëndësi,
Nuk ka rëndesë, por ka peshë.
Nuk është perlë, por ka vlerë,
Nuk është timon, por të drejton,
Nuk është çmim, por ka fitim.
Është çast, por jetën e zgjatë,
Është shkurtë, por jeton shumë,
Është vetëm një herë, por të jetë për jetë.
Është i mirë duhet ta dish,
Është i rrallë, duhet të dish ta mbash,
Është moment, duhet patjetër aty të jesh.
Është vetë jeta.....është moment,
Ta ruash duke punuar,
Ta presësh, pa ndaluar,
Të jesh e kujdesshme,
Por e suksesshme,
Është momenti yt, mos e lërë të të ikë!.
Vlora Kozhani ©
No comments:
Post a Comment