Saturday, October 25, 2014

Mirësia e vargut






Mirësia e vargut 



Edhe unë di një varg,
Të këndoj për liri,  
Të them për dashuri,
Të ligjëroj për trimëri, 
 Të recitoj për burrëri,
Të flas për bukuri, 
 Të tregoj  për ndodhi,
Të diktoj për dituri, 
Të rrëfej për histori,
Të belboj për habi, 
Të bërtas për padrejtësi,
Të qortoj për pakujdesi, 
Të lëvdoj për moralshmëri,
Të përgëzoj për arritshmëri, 
 Të uroj për mirësi,
Të përgjigjem për atë që di… 


Vlora Kozhani ©   

No comments:

Post a Comment