Saturday, October 25, 2014

NÉ VIVARIUMIN TÉND







Në vivariumin tënd





E zënë peng, një qenie e sapoformuar,
Ndenjur me dorë të vënë në qelqin e avulluar,
Pika uji kalojnë përmes gishtrinjve,
Duke kujtuar kohën, kur më mbollën, pa pasur stinën.

Edhe lule tjera kam pranë vetes,
Të marrura mizorisht nga kopshtarë,
Si harem - sulltani,
Brenda botës së vdekur, një botë e gjallë.

Ditë - netë, njëjtë,
Nga vivariumi yt, veç ëndërrimi mund të dalë


                                                                                                                                  Vlora Kozhani ©



No comments:

Post a Comment