Mbaj..
Një pallto të gjatë e të trashë,
Me një elegance distance,
Pë t’më mbrojtur nga ngricat,
Nga ligjërimet e papërmbajtshme,
Nga vendet zyrtare, nga kuvendet që të çon jeta.
Mbaj një pale këpucë,
Pa shkëlqim, me një formë pedantrie,
Me take jo të lartë,
Për të hedhur hapa të bindshëm,
Ku pluhuri nuk humbë pamjen e tyre,
Trupit t’I dhënë ekuilibër,
Qëndrim drejtë ecjeje.
Bagazhin e jetës sime e mbusha me kujdes..
Mbanë dhe çorape,
Ne rast se do zbathësh këpucët,
Të kem prapë edhe një shtresë tjetër,
Mundësi tjetër…
Dikujt duhet t’ja zbathësh.
Mbaj një pale doreza,
Të mos lë gishtrinjtë të më mërdhijnë,
M duhet të kap bore,
Dora t’mos më ngrij.
Kam vënë një shallë të gjatë,
T’ja vë gojës në rast mjegulle,
Si pararojë!
Në bagazhin tim,
Mbaj dhe kozmetikë,
Për dike nga dëshira për t’u dukur mire,
E për disa detyrimisht, maskim!
Bagazhin e jetës,
Nuk ngarkova si doja,
![]() |
Ne bagazhin e jetes |
Por ate që I kërkoi nevoja,
Në këtë jetë, kjo është shkak-pasoja.
Vlora Kozhani ©
Vlora Kozhani ©
No comments:
Post a Comment