Sunday, June 28, 2015

Jetë në miniaturë




 Jetë në miniaturë


Ndoshta kësaj i thonë lumturi!
Të tërhiqesh  nga bota kolosale,
Të strukesh në qoshe jetësore,
Të shikosh ngushtësisht punën tende,
Pa plane madhore.


Të futesh atje thellë e më thellë,
Atje ku dritat  vrastare s’ndriçojnë të gjitha qoshet,
Ku s’ka fare në mendje se aty diçka
Ekziston, Lëviz, Jeton.


Lëre “atë”, të shtrihet sa të dojë,
Të “fëlliq” hapësirën e pushtuar,
Vetë të prodhojë, vetë të fitojë,
Të vetshpërbelehet, të vetduartrokitet,
E merita të mbetet term i utopisë njerëzore,
Edhe çmimin vetë t’ ia vëjë, vetë t’ia heqë. 





Vlora Kozhani  © 

No comments:

Post a Comment