Friday, June 26, 2015

Profil gruaje

Profil gruaje 

   
Shoh: Një pjesë tënde,
Profil hëne
Një sy si shigjetë,
E drejtuar, ku ta di se ku,
Mistik, aq hutues, por me kujdes.
Në të rrallë ndonjë rrahje qerpiku,
Që të jep të kuptosh shumë,
Por, kuptim s’gjen askund.

Shoh: Një pjesë tënden,
Një vetull e radhitur mirë,
E krehur si me kujdes,
Domëthënëse për një qëllim.

Shoh: Hundën tënde,
Në qendër të sates fytyrë,
E kthyer në profil,
Si treguese e të padukshmes,
Qëndrim tundues.

Shoh: Një pjesë gjysmake të buzëve tua,
E pamjaftueshme,
Pjesën tjetër veç e imagjinoj,
Brenda tyre mbetën fjalë të pathëna,
Apo veç më bëjnë të dyshoj kot?

Profil gruaje,
Profil hëne,
E çuditshme,
Aq tërheqëse,
S’do të të njoh kurrë dhe pjesën tjetër,
E të mbetëm me këtë që shoh,
S’mjafton.

Në kërkim të profilit tjetër jam



Vlora Kozhani   ©

No comments:

Post a Comment