Monday, June 29, 2015
Brishtësi
Brishtësi
Brishtësinë kishte mveshur me gurë,
riatdhesonte zemrën si kalë t'pabindur,
edhe pse behari kishte trokitur,
dritaret nuk ja haptte dot
Brishtësinë e saj e ngrintte në akull,
të mos shembej
sytë i shkëlqenin nga lëng i njelmëzuar
që gjallonin në ndriçim melankolie
hedhnin rrahje në ritme t'humbura
Vijë njëtrajtshme fytyre,
s'njihnin më çastet që e fërkonin,
Qetë,
heshtje
vetmas
Në sfond, jetët e të tjerëve...
Vlora Kozhani ©
Sunday, June 28, 2015
Vashëro
Vashëro
Le të heshtë mallkimi i zemrave
le të bien këmbana për varrim të padrejtësive
le të merr erë fryma e shpirtit të dalldisur
që s'u shkëputë dot nga ëndërra
Le të vashërojë çiltërsia e saj
mbi dete lundrimi përsiatjesh
krahë-bërë nga pranga shndërruar
me sy që dinin mirë ç'do thotë qiell
Le të rrij me miqtë e natyrës së saj
përkrah fluturës,
zogut,
dallëndyshës,
lulës,
zjarrit,
ujit,
dashurisë
Le të mbaj veshur petkun e krenarisë
Vlora Kozhani ©
Le të heshtë mallkimi i zemrave
le të bien këmbana për varrim të padrejtësive
le të merr erë fryma e shpirtit të dalldisur
që s'u shkëputë dot nga ëndërra
Le të vashërojë çiltërsia e saj
mbi dete lundrimi përsiatjesh
krahë-bërë nga pranga shndërruar
me sy që dinin mirë ç'do thotë qiell

përkrah fluturës,
zogut,
dallëndyshës,
lulës,
zjarrit,
ujit,
dashurisë
Le të mbaj veshur petkun e krenarisë
Vlora Kozhani ©
Unë dhe ti
Unë dhe ti
Një pjesë e ndarë në dysh,
Me vështirësi në frymëmarrje,
Me dëshira të zjarrta për të qenë bashkë,
Me krenari absurde mos lejuese .
S’dorëzohemi asnjëri,
Edhe pse dytë do dorëzoheshim pas tjetrit,
Dhe presim kotësisht,
Pa ndonjë sinjal,
Pa ndonjë shpëtim.
Unë dhe ti,
Dy qenie, Vetvështërsues
të fatit tonë
Vlora Kozhani ©
Pafundësi
Pafundësi yjesh
Pafundësi,
Çdo gjë dua pafundësisht,
Shpirtërisht: të lidhem me ty përjetësisht,
Një jetë të përjetshme,
Me një dashuri në përjetësi.
Harqe shigjetash plot eros,
Hedh në tokë, pa kursyer,
Pafundësisht qenka veç dashuria,
Ajo s’
njeh kufijVlora Kozhani ©
Ushtari im
Ushtari im
Ushtari im, Krenaria e vendit tim,
Vashën tënde e mori malli për tëndin përqafim.
U flijuam për liri, Të dy të dhamë jetë,
Unë një zemër e ti një shpirt.
Vlora Kozhani ©
Mall i thyer
Mall i thyer
E ku ta dije,
Prisja të shkrihet,
Nga agu i pranverës ngrohëtare...
S’prisja,
Thyrje nga forcë e mistershme shpëtimi,
Akull, forcë e ngurtë ftohësie,
U theve nga vetë fortësia egërore,
Hëngre dhe mua ngadalë,
Ashtu theve dhe veten, dhe me zi.
Me thyrjen tënde të vetvetshme,
Ç’u shkëput një
mall,
Akullthyer ti dhe malli im,
Po prapë s’ndjej asnjë gëzim,
Kur mungon akull-malli im
Vlore Kozhani ©
Nuse Kosove
Nuse Kosovë
Dua që .......
Vello të më bëhet Kaltërsia qiellore,
Gjerdan në qafë, Lulëboret e Kosovës,
Unazë në gisht, Grunajat e Kosovës,
Gurë të çmuar në vesh, nga minierat e nëntokës,
Tufë lulesh në dorë, me buzhuret e tokës arbërore,
Kështjellë ku dasma mbahet,
Në malet e Rugovës, te Altari të më dërgojë,
Babai plak trimërori,të më pres buzëqeshur,
Vlora Kozhani ©
Kujtim
Pavetëdijshëm koha na përfshin
Kujtim do mbesë jeta,
E burgosur në zemra njerëzish,
E përcjellë me dhimbje -dashuri.
Kujtim do të mbesë dita,
Që kur dielli perëndoi,
Ato rreze magjike,
Mall e dhimbje t’i çojnë peshë.
Kujtim do të mbesë çasti,
Që kur rinia shkrepi në sytë e tu,
Ata sy depertues
thellë,
Sikur bota të ishte jona pronë...
Kujtim do mbesim ne të dy,
Si protagonistë kryesorë të dashurisë botërore,
Pavetëdijshëm koha na përfshin,
Në arkivën e saj të stërplotë!
Vlora Kozhani ©
Histori dallëndysheje
Histori e një dallëndysheje
Shtegtare e përmallshme,
Në kërkim të së ardhmes,
Bisht i ndarë në dysh,
Që s’ka një mendim.
Në kaltërsitë e qiellit - det,
Humbëtirë, pas skaje,
Prapë synimet s’i tërheq,
Të arrij zenitin e lartë.
E vogël në qiellin e madh,
E njomë në qiejt mijëra shekullorë,
Dallëndyshe hy në këto hapësira me përvojë,
E krahët s’guxojnë lodhje me njohë.
Fluturo ndër erëra, valë resh të turbullëta,
Lagështia mos të depërtojë,
Sytë mos mbyll nga rrebeshet,
Bëhu mbretëreshë e
qiellit tënd!
Vlora Kozhani ©
Endje
Endje me qëllim
të paqëllimtë
Ende duke u endur, në dallgët e
fatit të thepisur,
Duke pritur shikimin tënd,
që dekorimit të buzëqeshjes t’i jap dhe kuptim.
E të vazhdoj buzëqeshjen e aktruar si të kalosh ti,
Pa ditur kush, pa e hetuar as ti.
Endje me qëllim të paqëllimtë,
Të të shoh ty,
Vetëm për një çast,
Pa hetuar,
E shikimit tim mos t’i jap qëllim.
Ende duke u endur,
Duke mos gjetë prehje,
Ndaloj veten, si të bija në skëterrë,
E për çudi nuk fajësoj askënd.
*
Vlora Kozhani ©
Pafajësi
Pafajësi
Që larg shoh dallgë të stuhishme,
E që më turren
me vrazhdësi,
Dukem në fytyrë
e frikshme,
Por, përbrenda
më mban një kështjellësi .
Shtrëngoj krahërorin tim të mësuar,
E të fryj që dallgën ta pengoj,
Liroj nga vetja frymë të llastuar,
E si duket edhe kjo më tradhtoj’.
Vërdallë sillem, pa qëllim,
E dallga afrohet me ngashërim,
E në fund marr
vendim,
Që para t’i dal
me qëllim.
Ja të pres, o dallgë e dalldisur,
Tërë jetën më erdhe pas,
Asnjë faj s’pata qendisur,
Një vegim në mendje më kaloi,
Të mbledh veten
për luftim,
E një zgjidhje më ofroi,
Armët deri në fund, s’ka dorëzim.
I pafajshëm jam, pse më vërsuleni,
Unë eci përgjatë rrugës sime,
Apo edhe ju tek unë hidheni,
E kahjen t’ia ndërroni jetës sime.
Mbledh veten shpejtësisht,
T’jua them se unë e di,
Më mbërthejnë vrazhdësisht,
Të mos them gjë, që di.
Pres një forcë magjike,
Të na lirojë nga ky mallkim,
Të vij si mike besnike,
Këto dallgë përgjithmonë
në qetësim.
Dorë e Fatit të na lëmojë ,
E të ecim rrugës sonë,
Nga lemeria të na
lirojë,
Se më mjaft, mbetëm të vonë!
Vlora Kozhani ©
Jetë në miniaturë
Jetë në miniaturë
Ndoshta kësaj i thonë lumturi!
Të tërhiqesh nga
bota kolosale,
Të strukesh në qoshe jetësore,
Të shikosh ngushtësisht punën tende,
Pa plane madhore.
Të futesh atje thellë e më thellë,
Atje ku dritat vrastare s’ndriçojnë
të gjitha qoshet,
Ku s’ka fare në mendje se aty diçka
Ekziston, Lëviz, Jeton.
Lëre “atë”, të shtrihet sa të dojë,
Të “fëlliq” hapësirën e pushtuar,
Vetë të prodhojë, vetë të fitojë,
Të vetshpërbelehet, të vetduartrokitet,
E merita të mbetet term i utopisë njerëzore,
Edhe çmimin vetë t’ ia vëjë, vetë t’ia heqë.
Vlora Kozhani ©
Friday, June 26, 2015
Profil gruaje
Profil gruaje
Një sy si
shigjetë,
E drejtuar, ku
ta di se ku,
Mistik, aq
hutues, por me kujdes.
Në të rrallë ndonjë rrahje qerpiku,
Që të jep të kuptosh shumë,
Por, kuptim s’gjen askund.
Shoh: Një pjesë tënden,
Një vetull e radhitur mirë,
E krehur si me kujdes,
Domëthënëse për një qëllim.
Shoh: Hundën tënde,
Në qendër të sates fytyrë,
E kthyer në profil,
Si treguese e të padukshmes,
Qëndrim tundues.
Shoh: Një pjesë gjysmake të buzëve tua,
E pamjaftueshme,
Pjesën tjetër veç e imagjinoj,
Brenda tyre mbetën fjalë të pathëna,
Apo veç më bëjnë të dyshoj kot?
Profil gruaje,
Profil hëne,
E çuditshme,
Aq tërheqëse,
S’do të të njoh kurrë dhe pjesën tjetër,
E të mbetëm me këtë që shoh,
S’mjafton.
Në kërkim të profilit tjetër jam!
Vlora Kozhani ©
Vlora Kozhani ©
Qëllim Kuturu
Friday, May 1, 2015
Subscribe to:
Posts (Atom)